Fokusi ynë është sigurimi i mbështetjes për biznese të vogla dhe të mesme në krijimin e infrastrukturës zhvillimore. ACG ka një staf profesional dhe bashkëpunëtor profesional vendor dhe ndërkombëtar të fushave përkatëse që e bënë të shquhet për profesionalizmin e saj në shërbimet që ofron.
Alliance Consulting Group sh.p.k. ka profesionist të dëshmuar në menaxhimin e projekteve. Shumë biznese mund t`a shfrytëzojnë këtë mundësi që ACG e ofron në mënyra të ndryshme, duke nisur nga menaxheri i projektit, asistenca në menaxhim të projektit, menaxhimi financiar dhe të gjithë asistencën e nevojshme në realizimin e suksesshëm të projektit në tërësi.
Marrë parasysh që kompanitë kanë nevojë të madhe për të rregulluar imazhin e tyre në treg, në mënyrë që të jenë sa më atraktiv dhe të pranishëm për tregun konkurrues, ACG ofron shërbime me fokus në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në krijimin e imazhit profesional dhe të qëndrueshëm karshi konkurrentëve tjerë.
Certifikimi me ISO Standarde është prioritet i lartë për bizneset dhe institucionet sipas kërkesave ndërkombëtare që ndikon në lehtësimin e hyrjes në tregjet Evropiane dhe botërore.
ACG është kompani me përvojë disa vjeçare duke iu dalë në ndihmë bizneseve në rrugën drejtë zhvillimit, gjithmonë duke gjetë rrugët më të shpejta dhe më të sigurta.