
30 Jun Grante për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë nga EU
EU ndanë Grante për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë
Ju njoftojmë se Alliance Consulting Group sh.p.k. ju ofron mundësinë e bashkëpunimit në përgatitjen e koncept dokumentit për grantet e ofruara nga Komisioni Evropian
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Thirrje për Aplikim është forcimi i ekonomisë duke përmirësuar kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë përmes krijimit të vendeve të reja të punës.
Objektivat specifike të kësaj thirrje për Aplikim janë:
• Rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve prodhuese, ndikimi ekonomik dhe konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në përputhje me standardet e BE për menaxhimin e cilësisë;
• Rritja e eksporteve, zëvendësimi i importeve dhe lehtësimi i krijimit të vendeve të punës;
Mbështetja e inovacionit, diversifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në 6 sektorët prioritarë :
Sektorët që mund te aplikohet:
1. Përpunimi i drurit përfshirë mobiliet;
2. Teknologjia informative dhe e komunikimit (TIK);
3. Tekstili dhe përpunimi i lëkurës;
4. Përpunimi i metaleve;
5. Shërbime;
6. Turizmi
Shuma e kërkesave për mbështetje në këtë Thirrje për Aplikim duhet të jetë:
Pjesa 1:
Sektorët me intensitet të ulët të kapitalit (TIK, Shërbime, Tekstili dhe përpunimi i lëkurës) mund te aplikojne me Shumen minimale: 20,000 € – Shuma maksimale: 100,000 €
Pjesa 2:
Sektorët me intensitet të lartë të kapitalit (përpunimi i drurit përfshirë mobiliet, përpunimi i metaleve dhe turizmi) mund te aplikojne me Shumen minimale: 20,000 € – Shuma maksimale: 250,000 €
Afati i fundit pët aplikim është: 07 Gusht 2017 në orën 11:00
Për më shumë, kontaktoni:
Tel: +377 44 228 736; +386 49 228 736
e-mail: [email protected]
web: www.acg-kosova.com