Acg Kosova | MENAXHIM I PROJEKTEVE
16201
page-template-default,page,page-id-16201,ajax_fade,page_not_loaded,,no_animation_on_touch,qode-title-hidden,qode-theme-ver-11.0,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.1.1,vc_responsive

Menaxhim i projekteve

Alliance Consulting Group sh.p.k. ka profesionist të dëshmuar në menaxhimin e projekteve. Shumë biznese mund t`a shfrytëzojnë këtë mundësi që ACG e ofron në mënyra të ndryshme, duke nisur nga menaxheri i projektit, asistenca në menaxhim të projektit, menaxhimi financiar dhe të gjithë asistencën e nevojshme në realizimin e suksesshëm të projektit në tërësi.

Alliance Consulting Group sh.p.k. ka profesionist të dëshmuar në menaxhimin e projekteve. Shumë biznese mund t`a shfrytëzojnë këtë mundësi që ACG e ofron në mënyra të ndryshme, duke nisur nga menaxheri i projektit, asistenca në menaxhim të projektit, menaxhimi financiar dhe të gjithë asistencën e nevojshme në realizimin e suksesshëm të projektit në tërësi.

Menaxhimi i projekteve, qofshin ato të mëdha apo të vogla kërkojnë njohuri, përvojë dhe kompetenca të ndryshme. Fillimisht duhet poseduar një plan dhe një pasqyrë të qartë se si duhet të bëhet realizimi i një projekti. Të gjitha aktivitetet e përditshmërisë, paraqesin në vete projekte, edhe pse jemi jo shumë të vetëdijshëm dhe nuk mbajmë përgjegjësi. Pra çdo njeri është një lloj menaxheri i projektit, pasi që menaxhon, koordinon apo organizon një aktivitet të caktuar. Projektet në tërësi mund të shërbejnë dhe nënkuptojnë disa definime, si :

  • Përpjekje e orientuar drejt rezultateve praktike dhe konkrete
  • Veprim i përqendruar në zgjidhjen e problemeve apo çështjeve relativisht të ndërlikuara.
  • Veprim me objektiva të qarta dhe rezultate të pritshme
  • Veprim i kryer gjatë një kohe të caktuar, me burime të kufizuara financiare, teknike dhe njerëzore
  • Veprim i planifikuar paraprakisht dhe i vlerësuar në fund të tij.

 

Procesi i menaxhimit të projekteve i ka disa faza të caktuara, si:

  • Faza e inicimit të projektit
  • Faza e planifikimit të aktiviteteve
  • Faza e realizimit të projektit
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i projektit
  • Raportimi përfundimtar dhe përmbyllja e projektit.

 

E veçanta kryesore në menaxhimin e projekteve është ndarja e përgjegjësisë dhe vlerësimi i të gjitha aktiviteteve të ndara. Çdo projekt i caktuar duhet të emëroj Menaxherin e projektit, i cili është përgjegjës për komunikimin me sponsorët dhe investitorët. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve projektuese në mënyrë që projekti të realizohet suksesshëm, gjegjësisht ashtu që qëllimet e projektit të realizohen në kohën e dëshiruar në bazë të përllogaritjes së përcaktuar paraprake të projektit.

Menaxheri i projektit, për udhëheqje të projektit duhet të ketë:

  • Aftësi komunikuese
  • Profesionalizëm në menaxhimin e projekteve
  • Njohuri për proceset e punës dhe të teknologjisë

 

Mbi këtë bazë, menaxhimi i projektit mund të përkufizohet si: “Tërësia e parimeve, metodave dhe teknikave që përdoren për planifikimin dhe kontrollin efektiv të projektit”.

Menaxhimi i projekteve duhet të bëhet përmes:

  • Planifikimit efektiv
  • Alokimin e burimeve
  • Marrjen e vendimeve
  • Kontrollimin
  • Ri planifikimin
  • Raportimin dhe
  • Përfundimin